Franca kishte përgatitur autobusin për të festuar titullin e Euro 2016

Kliko per me shume info

autobusi-francaShumë pak njerëz do të mendonin se Portugalia do të mundte Francën në finalen e Euro 2016 mbrëmjen e së dielës, duke përfshirë edhe vetë kampin francez mesa duket.

Mikpritësit e Evropianit ishin favoritët e padiskutuar për të ngritur trofeun në “Stade de France”. Gjithsesi, një gol në pjesën e dytë të kohës shtesë i Eder mjaftoi për t’i rrëmbyer kupën francezëve teksa portugezët dolën fitimtarët befasues të Euro 2016.

Kliko per me shume info

Dhe që disfata të mos mjaftonte, organizatorët e turneut kanë mbetur të turpëruar pas fotove të dala nëpër internet ku tregohet një autobus i hapur me ngjyrat e Francës, që bënte xhiro nëpër qytet në prag të ndeshjes. Autobusi, mbi të cilin shkruhet “Kampionët e Evropës” në frëngjisht, është kapur nga tifozët e shumtë.

Një tjetër mesazh në pjesën e prapme të autobusit falënderonte tifozët për mbështetjen, në një mjet automobilistik që qartësisht ishte bërë për të festuar fitoren e kampionatit në fund të ndeshjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here