Fotoja 80 mijë dollarëshe me Obamën, ja detajet më të fundit nga Amerika

Politikë

rama-obamaMediat amerikane kanë publikuar sot detaje të reja lidhur me hetimin që po bëhet për pagesën e një shume prej 80 mijë usd për një foto të presidentit Barack Obama me kryeministrin Edi Rama në vitin 2012.

Shkrimi i plotë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Ditën e Hënë, William Argeros nga Tampa e Floridas, ka pranuar se ka qenë i përfshirë në një transferim prej 80.000 dollarë nga një burim i huaj, gjatë mbledhjes së fondeve për fushatën e Barack Obamës në vitin 2012-të, raporton Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

57-vjeçari Argeros u deklarua fajtor nga gjykata e New Yersey lidhur me akuzën se kishte futur donacione të huaja me vetëdije dhe në mënyrë të qëllimshme.

Argeros është personi i dytë që shpallet fajtor për futjen e donacioneve të huaja. Në Qershor. LaëNeëz.com ka raportuar se Bilal Shehu ka pranuar se ka marrë paratë nga një burim i huaj dhe i ka dërguar atë në komisionin e mbledhjes së fondeve. Ndërkohë që për këtë kalim parash ka ndihmuar Argeros. Qëllimi i këtij operacioni ishte fshehja e origjinës së këtij fondi.

Sipas DOJ-së kjo është një shkelje e ligjit federal dhe se aktorët e huaj nuk mund të dhurojnë fondacione për një fushatë politike.

Dënimi i Argeros pritet të jepet më 9 nëntor 2016-të.”

ME TE LEXUARAT