Flori Mumajesi merr një “mesazh” të pazakontë

Showbiz
flori-mumajesiShpesh herë muzika arrin ta përmbushë totalisht qëllimin e saj: të prekë njerëzit deri në thellësi. Këtë gjë e ka arritur edhe Flori Mumajesi me bashkëpunimin e tij më të fundit me Ledrin, “Beautiful”. Ai ka postuar para pak minutash një video të një vajze, emri i së cilës është Anila Brahaj, e cila duket të jetë nën kurim të sëmundjes së sajë. Në këtë video, Brahaj këndon këngën “Beautiful” të Mumajesit dhe reperit. ” ME SHKËLQIMIN E SYVE TË TU”, – shkruan producenti. “Nuk ka asgjë më te bukur të ndikosh në jetën e njerëzve me muzikën tënde. Të gjithë kemi nevojë për pak dashuri në këto kohë të vështira”, shkruan blitz. “Beautiful” nuk është vetëm një nga publikimet më të pëlqyera por edhe një nga këngët që mbush me shpresë Anilën dhe persona të tjerë si ajo që luftojnë me jetën. Flori Mumajesi i prekur nga video e postuar nga Anila i ka dedikuar asaj këtë mesazh plot dashuri në profilin e tij.

ME TE LEXUARAT