Flet Abrashi: Europiani një eksperiencë e veçantë

Kliko per me shume info

abrashi25Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi po punon për të qenë gati për sezonin e ri në Bundesligë me Freiburgun. Në një intervistë dhënë për gazetën “Kicker”, e pranon se dhimbja tashmë ka kaluar dhe ai po ndjek një program të veçantë rehabilitimi.

Abrashi rezultoi një nga lojtarët kyç të Shqipërisë në Euro 2016 dhe “Kicker” dëshiron të kthehet pas në kohë duke i kërkuar lojtarit kuqezi një koment për ecurinë e skuadrës së De Biasit në Francë.

Kliko per me shume info

26-vjeçari shton më tej se pas europianit bëri dy javë pushim absolut sepse tashmë e pret një sezon edhe më i lodhshëm.
“Ishte një eksperiencë e veçantë por më pëlqen të kujtoj që ishte Shqipëria skuadra e fundit që mundi Portugalinë në ndeshjet eliminatore. Do të luaj në Bundesligë dhe do të luftoj shumë për të ruajtur vendin tim si titullar në skuadër. Me mbërritjen e Jonas Meffert dhe Janik Haberer rivaliteti bëhet më i madh por unë do të jap maksimumin dhe është trajneri ai që do të vendosë se kujt do t’i besojë që nga minuta e parë”, përfundon intervistën Abrashi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here