Flasin fqinjët e vrasësit në Mynih: Ishte i qetë, jam e shokuar

Kliko per me shume info

shoku-vrasesit-mynihFqinjët e djalit që kreu sulmin në Mynih, Ali Sonboly, i cili la të vdekur 9 persona dhe plagosi 27 të tjerë, e kanë përshkruar si një djalë të qetë dhe të vetmuar. Nga sulmi që kreu Sonboly, humbën jetën edhe tre shqiptarë, Dijamant Zabërgja, Armela Sagashi dhe Sabina Sulaj.

“Asnjëherë nuk më ka qëlluar ta njoh nga afër atë djalë. Ai mbante gjithmonë distancë me njerëzit dhe nuk tërhiqte vëmendjen. Kam dëgjuar se ai transportonte gazeta. Një djalë krejtësisht i padyshimtë dhe jam e befasuar që kjo ngjarje e trishtuar ndodhi në lagjen tonë”, tha një fqinje e gjermano-iranianit për “Euronews”.

Kliko per me shume info

Ndërsa një tjetër fqinj thotë se sa herë që e kishte parë, Sonboly qëndronte vetëm. “Sa herë që e kam parë, ai ishte vetëm. Nuk e di nëse ka pasur miq apo jo, sepse asnjëherë nuk e kam parë me miq. Nuk e kam parë gjithashtu as me vajza. Ai ishte 18-vjeç dhe nuk e kam parë as me ndonjë vajzë. Ndoshta, ngaqë nuk e kam parë as me ndonjë vajzë, ai ishte i vetmuar”, ka thënë një tjetër fqinje.

Kurse një fqinj i tretë tha për “Euronews” se gjithmonë e kishte përshëndetur djalin, përveç ditës së djeshme. “Ne gjithmonë i thoshim njëri-tjetrit ‘tungjatjeta’, por asgjë më shumë. Dje, kisha marr një ‘Red Bull’ nga një kafe dhe po pija duhan, dhe e pashë atë me babanë e tij. Ai madje as nuk më shikoi, nuk më tha ‘tungjatjeta’. Ai vetëm eci, i thashë vetes se çfarë problemi ka ky djalë. Ai ishte me të vërtetë një djalë i heshtur. Si djalë i vogël luante futboll me ne në parkun “Masman”, por kur u rrit nuk ishte i interesuar për sport”, shprehet fqinji.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here