Mënyra të cuditshme për të fituar para (Foto)

Kliko per me shume info

146986818214-year-old-makes-up-to-1500-a-night-eating-dinner-in-front-of-a-webcam-in-south-koreaNjë shpikje tjetër Koreane cudit botën. Quhet dukuria “Mukbang”, bashkim i fjalëve “ushqim dhe transmetim”. Me mijëra shikues në Korenë e Jugut mblidhen pothuajse çdo natë në internet, në faqen “Afreeca TV”, ku të rinj hanë darkën para ueb-kamerave dhe bisedojnë me shikuesit në “chat”. Shikuesit bisedojnë me transmetuesit dhe u dhurojnë monedha virtuale që blihen me para të vërteta, 10 cent secila. Në vitin 2013, më i suksesshmi nga “ngrënësit” fitoi 250 mijë dollarë gjatë gjithë vitit.

Dy mendohet se janë arsyet që kjo metodë ka pasur sukses. E para, shtimi i personave që jetojnë pa familjen në Korenë e Jugut e që kërkojnë shoqëri. E dyta, duke parë dikë që ha, mbase mban dietë dhe e shuan dëshirën, pa ngrënë vetë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here