Surpriza/ “Fitorja e Shqipërisë më e bukur se titulli i Portugalisë

Kliko per me shume info

sadikuuuuuuuFitorja historike e Shqipërisë në Europian ka lënë gjurmë të thella mesa duket edhe te personazhe të njohur në botën e futbollit.

“Një fitore entuziazmuese si ajo e Shqipërisë, në një stadium të veshur kuqezi dhe këndonte shqip, e që bëri krenar një popull të tërë, është më mirë sesa titulli Europian i fituar pa shkëlqim nga Portugalia”, ky është mendimi i një legjende të futbollit si Thierry Henry.

Kliko per me shume info

I ftuar në studion e televizionit britanik, BBC, në rolin e analistit për Kampionatin Europian, ish-sulmuesi i Francës komentoi, me jo pak rezerva faktin që një skuadër e renditur e treta në fazën e grupeve, ku regjistroi tre barazime arriti të triumfonte në turneun më të rëndësishëm të futbollit kontinental.
Thierry Henry:

“Kur lejon vendin e tretë të grupit të kualifikohet, skuadrat e kanë të qartë që edhe tre barazime mund të mjaftojnë. Megjithatë, jam më tepër i lumtur të shoh Shqipërinë kur fiton ndeshjen, apo atë çfarë bëri Islanda në Euro 2016. Mendoj se rregullat e reja mbytën fazën e grupeve në Europian”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Thierry Henry vlerësoi Shqipërinë gjatë turneut në Francës. Ish-lojtari i Juventusit u shpreh i surprizuar nga debutimi i kuqezinjve përballë Zvicrës, ndërsa nuk e fshehu befasinë e tij për lojën e mirë të skuadrës së Gianni De Biasit edhe ndaj Francës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here