Firmoset kontrata, ja ku do te luaje Taulant Xhaka

Sport

xhaka-coverTaulant Xhaka i ka dhënë fund të gjitha zërave rreth të ardhmes së tij te skuadra e Bazelit, duke rinovuar kontratën me klubin kampion të Zvicrës. Ka qenë vetë klubi që ka bërë publik vendimin e mesfushorit 25 vjeçar nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Taulant Xhaka ka nënshkruar të shtunën zgjatjen e kontratës me FC Bazel. Kontrata e tij, që përfundonte më 30 qershor 2018 është zgjatur për tre vite të tjera. Tashmë, marrëveshja e re Xhakës zgjat deri më 30 qershor të vitit 2021, me të drejtën e rinovimit për një tjetër vit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili luajti në dy ndeshje të Euro 2016 në Francë, ka ardhur që në moshën 12 vjeçare bashkë me vëllain e tij Granit Xhaka nga radhët e FC Konkordia te akademia e Bazelit. Ai u aktivizua në të gjitha grupmoshat e skuadrës derisa arriti në ekipin e parë në vitin 2010.

Në janarin e vitit 2012, Xhaka u huazua për një vit e gjysmë te Grasshoper dhe arriti të fitonte menjëherë një vend si titullar te skuadra e qytetit të Zyrihut. Që nga sezoni 2013-2014 ai është kthyer përsëri te Bazeli, për të cilin deri tani regjistron 134 ndeshje kombëtare e ndërkombëtare si dhe 6 trofe të fituar (5 tituj Kampion dhe 1 Kupë të Zvicrës).

FC Bazeli është shumë i lumtur që mund t’i besojë përsëri cilësisë dhe shërbimit që ofron ky lojtar thelbësor”, shkruhej në njoftimin e klubit zviceran. Për Xhakën ishte përfolur shpesh gjatë kohëve të fundit për një kalim të mundshëm në kampionatin italian apo në Bundesligë, ku Borusia Mynshengladbah po e monitoronte me kujdes.

Lojtari ka deklaruar në të kaluarën se ndjehet mirë te kampionët e Zvicrës dhe se nuk e përjashtonte mundësinë që të luante aty gjatë të gjithë karrierës. Rinovimi për 5 vite të tjera i kontratës, duket se mund të çojë drejt këtij objektivi që mesfushori shqiptar i ka vënë vetes./panoramasport

ME TE LEXUARAT