Fier, deri në 700 euro për kontrata pune në Katar, shpallen në kërkim dy persona

Kliko per me shume info

fier-policiaPolicia e Fierit njoftoi diten e sotme ka shpallur në në kërkim 2 shtetas për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Shtetasit I.A., 47 vjeç, banues në Tiranë dhe M.B.,48 vjeç, banues në

Kliko per me shume info

Lushnje u shpallën në kërkim pasi në periudhën Dhjetor 2015 – Janar 2016 kanë mashtruar persona të ndryshëm duke i marrë shumën prej 350 euro deri 700 euro me pretendimin se do t’i siguronin kontratë pune në shtetin e Katarit shtetasve:

-L.Sh., 32 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.

-G.D., 45 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje.

-O.H., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Lushnje.

-F.B., 43 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.

-B.K., 53 vjeç, banues në fshatin Gërmenje, Lushnje.

-A.M., 32 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për hetime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here