FBI mbyll hetimet: Hillary Clinton nuk ka kryer vepër penale

Kliko per me shume info

Hillary-ClintonMe një deklaratë për shtyp, e cila pritet të kumbojë gjerësisht në politikën amerikane, drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, FBI, James Comey tha se organizmi i drejtuar prej tij nuk do t’u rekomandojë prokurorëve të ngrenë akuza penale ndaj Hillary Clintonit për menaxhimin e informacioneve të klasifikuara dhe të “e-mail”-eve personale të saj.

“Edhe pse është pikërisht Departamenti i Drejtësisë, ai që

Kliko per me shume info

merr vendimet përfundimtare mbi çështje si kjo, ne duam t’i shprehim këtij departamenti pikëpamjen tonë se, asnjë akuzë nuk shihet e përshtatshme për t’u ngritur në këtë rast”, tha Comey gjatë kësaj të marte.

Duke adresuar ankesat e paevitueshme mbi hetimin, Comey theksoi se “hetimi është bërë në mënyrë të ndershme, me kompetencat maksimale dhe në mënyrë të pavarur”.

“Nuk ka ndikuar asnjë lloj influence e jashtme në këtë çështje, – tha ai. – E di që ka shumë mendime të shprehura nga njerëzit që nuk kanë qenë pjesë e hetimit, përfshi edhe disa prej atyre në qeveri, por asgjë e këtillë nuk na shqetëson. Opinionet janë të parëndësishme, sepse asnjë prej tyre nuk ka qenë i informuar nga njerëz të brendshëm në hetimin tonë. Kjo edhe për shkak se ne e kemi zhvilluar këtë hetim në mënyrën e duhur”.

Comey e nisi fjalën e tij duke shpjeguar rezultatet e hetimit. Ai tha se gjatë hetimit u zbulua se 110 “e-mail”-e në 52 zinxhirë të postës elektronike përfshinin edhe informacione të klasifikuara në momentin kur janë marrë. Comey tha gjithashtu se FBI-ja vlerësoi se nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë, që “domaini” i “e-mail”-it personal të Clintonit të jetë sulmuar nga “hacker”-a. Megjithatë, ekziston mundësia që aktorë armiqësorë të mund të sigurojnë akses në të tilla gjëra.

Ai i përshkruajti gjetjet e hetuesve të tilla që tregojnë se Clintoni dhe ekipi i saj kanë qenë “ekstremisht të pakujdesshëm”, por u kujdes të shtonte se nuk ekziston asnjë provë e qartë dhe bindëse, që të tregojë se ata vepruan me ndërgjegje për të shkelur ligjin. Ndaj dhe Comey deklaroi se rekomandimi i FBI-së është që Clintoni të mos përballet me akuza penale për veprimet e saj.

FBI-ja e mori në pyetje kandidaten presidenciale të demokratëve, Hillary Clinton, për rreth 3 orë e gjysmë gjatë ditës së shtunë, si pjesë e hetimit mbi përdorimin e serverave të “e-mail”-eve të saj teksa shërbente si Sekretare e Shtetit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here