Ishin nisur për pushime, familja nga Durrësi për pak rrezikoi jetën

Aktualitet

makine-flakePërfshirja në flakë e makinës i rrezikoi jetën një familjej nga Durrësi, e cila udhëtonte drejt Vlorës për pushime. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:41 të mëngjesit të sotëm  në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit të Panajasë.

Automjeti tip “Opel Astra” me targë AA 038 FL, në lëvizje e sipër duke udhëtuar për në drejtim të Vlorës është përfshirë nga flakët në pjesën e motorit. Në momentin që drejtuesi i mjetit ka parë të dalë tym nga motori ka ndaluar për të parë se çfarë po ndodhte, por në këtë moment  makina është përfshirë nga flakët, raporton Panorama. Drejtuesi i mjetit  në panik e sipër ka nxjerrë pjesëtarët e tjerë të familjes nga makina duke i larguar nga vendi i ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtues mjetesh të ndodhur në vendin e ngjarjes si dhe vetë drejtuesi i mjetit kanë njoftuar zjarrfikësen dhe Policinë, e cila për një kohë të shkurtër ka bërë të mundur fikjen e flakëve.

ME TE LEXUARAT