“Grusht shteti” në Turqi/ Erdogan kthehet në Stamboll: Organizatorët do ta paguajnë shtrenjtë!

Kliko per me shume info

erdoganiiNë orët e para të së shtunës, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është rikthyer në Stamboll. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai u prit nga qindra njerëz në Aeroportin “Ataturk”. Pak minuta më vonë bëri një deklaratë kur premtoi se të gjithë ata që e kishin organizuar grushtin e shtetit do ta paguanin shtrenjtë.

“Një grup njerëzish organizuan grushtin e shtetit. Ju siguroj se personat përgjegjës do të marrin përgjigjen. Ky ishte një atentant ndaj atdheut nga strukturat paralele. Disa po arrestohen, por priten edhe të tjerë. Ata që e organizuan do ta paguajnë shtrenjtë”, deklaroi ai.

Kliko per me shume info

ura-turkeKreu i shtetit deklaroi se disa prej kokave të ushtrisë po merrnin urdëra nga Pensilvania, duke iu referuar kështu armikut të tij, Fethullah Gulen.

Erdogan njoftoi se hoteli ku po qëndronte për pushime ishte hedhur në erë vetëm pak minuta pasi ai ishte larguar nga aty, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm ishte rrëmbyer nga organizatorët e grushtit të shtetit.

Presidenti turk paralajmëroi një “revolucion” në radhët e ushtrisë duke njoftuar ndryshime. Ai tha se do të qëndronte në Turqi, me njerëzit e tij, duke mohuar lajmet se po kërkonte të largohej jashtë vendit./shekulli

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here