Zbulohet “ëndrra në sirtar” e De Biasit: Dua të bëhem trajner i Anglisë!

Kliko per me shume info

debiasiiiiiTrajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, nuk e ka fshehur dëshirën për të qënë trajneri i ri i Anglisë. Sipas “The Sun”, De Biazi beson se ai mund të jetë njeriu i përshtatshëm për të drejtuar “Tre Luanët”, pas dështimit të tyre në Kampionatin Europian të Futbollit në Francë.

Njeriu, i cili drejtoi Shqipërinë në “Euro 2016”, përfshirë edhe një fitore në eliminatore ndaj Portugalisë kampione, nuk ka dyshime se zotëron aftësitë që duhen për të qenë trajner i Anglisë. Federata Angleze e Futbollit është aktualisht duke zhvilluar bisedime me drejtuesin e “Sunderland”-it, Sam Allardyce, ndërsa janë duke synuar një zëvendësim të Roj Hodgson.

Kliko per me shume info

Por italiani De Biazi insiston se është serioz lidhur me interesin që ka për këtë detyrë. Duke folur ekskluzivisht për “SunSport”, ai tha: “Jam i nderuar që emri im mund të lidhet me ekipin kombëtar të Anglisë”. “Futbollistët kanë talent dhe aftësitë e duhura që duhen zbuluar në një mënyrë të përshtatshme. Të punosh si menaxher i Anglisë do të jetë një mundësi e madhe, që nuk duhet hedhur poshtë”, ka thënë trajneri De Biazi. Më pas ai është shprehur i bindur se mund të arrijë rezultate të mëdha me këtë ekip.

Allardyce është në avantazh për të zëvendësuar Hodgson si drejtues i Anglisë, pasi “Sunderland” i dha leje Federatës për të biseduar me të.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here