Ekstradohet një tjetër shqiptar, Roma sjell në Tiranë trafikantin

Kliko per me shume info

ekstradimInterpol Tirana ka ekstraduar një tjetër shqiptar të akuzuar për trafik droge. Këtë herë bëhet fjalë për një durrsak, i cili është ekstraduar nga Roma, Itali.

Ahmet Limani, 39 vjeç, lindur në Durrës është sjellë në Tiranë pasi ndaj tij është dhënë një masë sigurie nga Gjykata e Durrësit.

Kliko per me shume info

Në datën 21 maj 2015, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg“ Limanin pasi është i akuzuar për “prodhim e shitje e narkotikëve”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here