“E vrava gruan se dyshoja për tradhëti, ditën e krimit më qëlloime shpullë”

Kliko per me shume info

burri-gruanGjykata për Krimet e Rënda diten e sotme ka lënë në burg Shpëtim Goxhajn, i cili mbrëmjen e të dielës masakroi me thikë bashkëshorten e tij Resmien.

Behet me dije se 55-vjeçari e qëlloi gruan në banesën e tij në Patos në kohën kur ai ishte vetëm me të. Dy fëmijët e tij ishin në një dasmë.

Kliko per me shume info

Goxhaj edhe para Gjykatës së Krimeve të Rënda ka dhënë të njëjtën dëshmi që kishte dhënë para policisë.

Ai u shpreh se ishte xheloz për gruan e tij pas dyshimeve për tradhti dhe për këtë shkak ata kishin debate të vazhdueshme.

Sipas tij Resmia e kë qëlluar me shuplake gjatë zënkës. Pas kësaj ai ka shkuar në kuzhinë ku ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar disa herë në bark 50-vjeçaren.

Si pasojë gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Me pas autori është vetëdorëzuar në postën e policisë në Patos. Mbi 55-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ai rrezikon burgim të përjetshëm. Në rastin kur pranon gjykim të shkurtuar dënohet jo më pak se 35-vite burg.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here