E frikshme, ja cfarë po bën ISIS me fëmijët që do bëhen terroristë

Kliko per me shume info

terroristeFëmijët e luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar luftës në Siri dhe Irak përkrah grupit terrorist “Shteti Islamik”, janë duke u trajnuar për t’u bërë gjenerata e ardhshme e terroristëve, ka bërë të ditur agjencia e zbatimit të ligjit në Evropë.

Grupi reklamon përdorimin e fëmijëve si luftëtarë të ISIS-it dhe si kamikazë, transmeton KosovaPress.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një fëmijë britanik katër vjeçar në rolin e ekzekutuesit.

Kliko per me shume info

Sipas kësaj agjencie është shqetësues fakti që numri i djemve të rinj, të detyruar për t’iu bashkuar ISIS-it,  është duke u rritur.

Në raportin vjetor të Europolit, mbi terrorizmin në Bashkimin Evropian, është ngritur si shqetësim i veçantë për fëmijët që janë nën sundimin e grupeve terroriste.

“Në propagandën e tyre, ISIS ka treguar shpesh se ata trajnojnë të rinjtë, që ata të bëhen gjenerata e ardhshme e terroristëve, të cilët përbëjnë kërcënim për vendet nga vijnë”, thuhet në raportin e Europolit.

Më shumë se 50 fëmijë nga Britania e Madhe janë duke jetuar përkrah grupeve terroriste, ku ka rreth 31 mijë gra shtatzëna.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here