E frikshme por gardhi i Rinasit mund të kalohet sërish edhe disa ditë pas grabitjes

Kliko per me shume info

derja-rinasEdhe pse pritej dhe duhej të ishte reflektuar menjëherë pas grabitjes së afro 1 milionë eurove, në aeroportin “Nënë Tereza”, nuk ka ndryshuar asgjë, sa i takon masave te sigurisë. Madje në disa pjesë të objektit të rëndësisë së veçantë, mund të kalosh gardhin, pa u vene re nga agjentet.

Kamerat janë po ato, ndërkohë që një makine të sigurisë i duhet minimalisht 5 minuta, deri në patrullimin e plotë të te gjithë pistës.
Edhe pse konsiderohet ende si vendngjarje, porta në të cilën hynë grabitësit, vijon të sigurohet nga një zinxhir provizor, ndërkohë që policia është e stacionuar në shërbime 12-orëshe.

Kliko per me shume info

Edhe pse policia pretendoi se u njoftua me vonesë, sërish siguria jashtë ambienteve të terminalit, i takon asaj, ndërkohë që nuk u bë asgjë për ndalimin e automjetit dhe gjurmimin e grabitësve.

Sipas autoriteteve të Rinasit, asnjë person nuk mund të futet i armatosur në pistë, pasi këtë të drejtë e ka policia e shtetit dhe automjetet, të cilat dallohen në video, nuk janë të sigurisë “ICTS”. Një prej tyre shërben për orientimin e avionëve në parkim, ndërkohë që tjetri është i bagazheve.

Sipas “Tirana International Airport” policia u njoftua në kohën që grabitësit kanë qenë në pistë, madje dhe kur ata u larguan e sërish niveli i ndërhyrje ishte i ulët.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here