Shqiptari kërcënon 38-vjecarin: Më jep 2 mijë euro ose do të pres fytin!

Kliko per me shume info

policia-italiKarabinierët italianë kanë vënë në pranga një të ri shqiptar të akuzuar për gjobëvënie. Identiteti i 25 vjeçarit shqiptar nuk është bërë ende i ditur, por sipas medieve vendase ai kërcënonte një italian 38 vjeçar për t’i dorëzuar 2000 euro.

Sipas hetimeve, shqiptari i donte paratë për t’ia dhënë avokatit të dy shokëve të tij, që ndodheshin në burg, të arrestuar 2 vite më parë për trafik droge.

Kliko per me shume info

Kishte qenë pikërisht 38 vjeçari italian që kishte ndihmuar policinë në arrestimin e dy trafikantëve shqiptarë.

Hetuesit ishin duke mbajtur nën survejim telefonin e italianit për të vërtetuar kërcënimet e bëra në adresë të tij nga shqiptari. Në momentin kur 25 vjeçari shqiptar i kërkoi italianit që kërcënonte t’i dorëzonte paratë, ndërhynë karabinierët.

Shqiptari e kishte mbyllur në një tualet 38 vjeçarin dhe nën kërcënimin e një thike që ia kishte vënë në fyt i kërkonte me këmbëngulje dorëzimin e parave.

Sipas hetimeve, një pjesë të parave të përfituara nga italiani, i riu shqiptar i kishte përdorur për të larë disa borxhe që i kishte pronarit të lokalit, ku dhe u arrestua nga karabinierët.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here