Kohëzgjatja e dushit, ja cfar tregon për ju

Soft

dushiNë periudhën e verës, bërja e dushit është shumë e nevojshme. Sipas studimeve, bërja e një dushi mund të zgjasë 5 min dhe është shumë e mjaftueshme për një dush normal.

Por jo të gjithë mjaftohen me 5 minuta, disa parapëlqejnë që dushi të zgjasë deri në 30 min apo dhe më shumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkencëtarët mendojnë që njerëzit të cilët lahen shpejt, nuk e përdorin dushin si një vend ku mund të kritikojnë veten, të imagjinojnë të ardhmen apo të thurin plane, rrjedhimisht, ata janë më të lumtur me jetën e tyre.

Sipas studiuesve, sa më e gjatë të jetë koha që qëndroni në dush, aq më të palumtur dhe të vetmuar jeni.

Psikologu John Bargh e lidh këtë fenomen mes ngrohtësisë fizike dhe shpirtërore.“Sa më të vetmuar të ndihen njerëzit, aq më tepër dushe të gjata zhvillojnë dhe aq më i nxehtë është uji që përdorin për t’u larë”,– ka thënë ai. Sipas tij ftohtësia dhe pakënaqësia që kemi në jetën reale, përpiqemi ta kompesojmë me ngrohtësinë e ujit.

Nëse jeni nga ato persona të cilët pëlqeni të bëni dushe të shpejta dhe gjatë kësaj kohe pëlqeni të këndoni, sipas studimeve me shumë mundësi ju jeni një person që është i lumtur me jetën që bëni. http://www.albeu.com/shendetesi/kohezgjatja-e-dushit-ja-cfar-tregon-per-ju-/253128/

ME TE LEXUARAT