Mënyrë e re vjedhje në Durrës, ja si i merr syzet gruaja me kapele

Kliko per me shume info

Me një kapele në kokë, bluzë të zezë dhe pantallona të bardha, gruaja tenton të vjedh si me lezet një palë syze në Durrës.

Duke përfituar nga vapa, ajo afrohet qetë-qetë dhe pasi zgjedh syzet që dëshiron, heq syzet e saj dhe vendos ata te “preferuarat”.

Kliko per me shume info

Para se të largohet hedh edhe një vështrim për herë të fundit rreth e rrotull si për t’u siguruar se askush nuk po e shikonte.

Pronarja e dyqanit shprehet se nuk e bëri denoncimin sepse një palë syze janë, por veprimi i saj e çuditi.

“Kjo femër vjedh syzet, videoja është bere pardje ne oren 2 te drekes. Nuk e denoncuam se nje pal syze jane, sdo bej denoncim per nja pal syze, me shume qeshem me gjestin”.

Pronarët e dyqaneve të syzeve duhet të bëjnë kujdes, kjo mënyrë vjedhjeje po përhapet kudo.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here