Durrës, operacioni ‘’Thumana’’ me sukses; dy të arrestuar

Kliko per me shume info

1469779403durresPërfundon me sukses operacioni i koduar ‘’Thumana’’. Policia e Durrësit, sekuestron 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, 1 peshore elektronike dhe telefona celularë dhe arreston në flagrancë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Mësohet identiteti i të arrestuarve, Arif Koçi, 19 vjeç dhe Bledar Rryçi, 22 vjeç, të dy banues në Thumanë të Krujës.
Sipas burimeve policore, dy djemtë janë kapur në flagrancë, pas një kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi me targa AA 675 JT, me drejtues shtetasin Bledar Rryçi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 10 kg kanabis sativa.Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale L.S., 27 vjeç, banues në Mamurras.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here