Drogë e përmasave të frikshme në Shqipëri, ja rezultatet befasuese

Kliko per me shume info

kanabis2016Plot 5900 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga policia ditën e sotme në Dibër, Tropojë, Puke e Vlorë. Në 5 parcela në fshatin Curraj i Epërm në Tropojë ishin mbjellë 1.350 bimë narkotike kanabis. Blutë e Tropojës arrestuar shtetasin N.Xhepa, 26 vjeç.

Ndërkaq, në Dibër policia gjeti 1.050 bimë kanabis, të mbjella në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zall-Kalis. Pas asgjësimit të bimëve narkotike, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Po ashtu, sot në Pukë, në zonën e Qafë Qelës u asgjësuan 2500 rrënjë kanabis

Kliko per me shume info

Sakaq, në Vlorë policia arrestoi 2 persona për “kultivim narkotikësh”, shtetasit Lavdosh dhe Niko Hasko, 61 e 67 vjeç, si dhe u asgjësuan me anë të djegies 1000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

DROGA E ASGJESUAR NE 24 ORE
Vijon puna për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Policia e Shtetit gjatë 24 orëve ka gjetur dhe asgjësuar në total 24.071 bimë të dyshuara narkotike.

Janë arrestuar 6 shtetas dhe shpallur në kërkim 4 të tjerë. Janë sekuestruar dhe dy armë zjarri.

Shkodër: U gjetën dhe u asgjesuan 10.325 bimë narkotike.
Gramash: U gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 6.400 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Tropojë: U gjetën dhe u asgjesuar 1350 bimë.
Lezhë: U asgjësuan 2.575 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Dibër: Në fshatin Gjuras, në një zonë të pyllëzuar, në parcela pa pronar, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1.050 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Vlorë: U gjetën dhe u asgjësuan 1.325 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Memaliaj: U gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1.026 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Te kultivuara ne zona te pyllëzuara.
Krujë: U gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 1.020 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. U shpall në kërkim një shtetas.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here