Drogë drejt Greqisë, kapet trafikanti nga Saranda, ja emri

Kliko per me shume info

kanabis-580x350Policia Kufitare ka kapur këtë mëngjes një shtetas nga Saranda me një sasi prej 2.2 kg drogë. Arrestimi i tij është bërë në doganën e Qafë Botës në Sarandë.

Burime zyrtare nga policia thanë se i arrestuari është Gjergji Duklaska, 39 vjeç, banues në Sarandë.

Kliko per me shume info

Shërbimet e Policisë, kanë bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Kufitare Qafë Bot Sarandë, në mjetin tip “Opel Astra” me targë ZAZ2539, me drejtues shtetasin e mësipërm, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg (kilogram) e 200 gr (gram) të dyshuar të llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 4 pako të mbështjella me qese plasmasi dhe natriban ngjyrë kafe, fshehur në pjesën e poshtme të kroskodit të automjetit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

droga sarande (2)

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here