Itali, arrestohen dy shqiptarë me 2.4 kg kokainë dhe 22 mijë euro

Kliko per me shume info

droga-rimni-italiDy shtetas shqiptarë të moshës 35 e 36 vjeç kanë rënë në prangat e policisë italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Dy shqiptarë janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Riminit në provincën e Luca-s, ndërsa po shkëmbenin në parkingun e një qendre tregtare 2.4 kg kokainë e pastër me një vlerë shitje në treg rreth 500 mijë euro. Në makinën e njërit prej tyre u sekuestruan gjithashtu rreth 22 mijë euro cash.
Policia ka bërë arrestimin e dy shqiptarëve pas sinjalizimeve për lëvizje të dyshimta. Lënda narkotike ishte e fshehur në pjesën e pasme të parafangos të makinës e mbështjellë në dy pako me rreth 1.2 kg kokainë secila. Ndërsa në makinën e shqiptarit tjetër u sekuestruan nga policia italiane rreth 22 mijë euro të ndara në dy pako, 11.980 në njërën dhe 9950 euro në tjetrën.

Kliko per me shume info

Dyshohet se këta dy shtetas janë trafikantë prej shumë kohësh në këtë zonë të Italisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here