Pas katër të vdekurve, drejtoresha e Spitalit Amerikan jep leksione publike marketingu

Kliko per me shume info

spitali-amerikan-vdekjeNje zyrtare e marketingut ne Spitalin Amerikan, ka publikuar ditene sotme nje reagim te shkurter ndaj mediave ne lidhje me ngjarjen ku kater persona humben jeten ne spitalin ku ajo punon.
Pa dhene asnje pergjigje per ngjarjen, drejtoresha e Marketingut ne Spitalin Amerikan vendos theksin ne faktin se ka

ngushelluar familjaret e viktimave por harron mesa duket te nenvizoje faktin se jeta e ayre kater njerezve ka ikur e nuk mund te kthehet mekurre.
Familjaret e viktimave i ngushellojme te gjithe, por kjo nuk mjafton. Ata shkuan ne spital te merrnin sherbim per te cilin shteti shqiptar paguan nga parate e taksave tona dhe nuk shkua aty per tu perballur me flaket e benzines.
Pacientet e hemodializes nuk ishin lajmeruar se duhej dhe nuk kishin se si te shkonin me veshje kunder zjarrit ne spitalin ku do te merrnin sherbimin e hemodializes. Pasi kaluan pranun e institucionit, spitali eshte pergjegjes per gjithcka ndodh brenda tij.
Edhe dicka e fundit, duke mos e gjetur veten tek mediat te cilave u referohet autorja e shenimit, sqarojme publikisht se cilesine e medias e vlereson vetem lexuesi, dhe askush tjeter, aq me teper personazhe ne konflikt interesi.
Shenimi ne faqen e FB nga drejtoresha e marketingut te spitalit privat duket nje perpjekje e paster per marketing mbi ngjarjen e rende te ndodhur duke mos dhene asnje pergjigje e duke mos njohur asnje pergjegjesi por vetem duke vene theksin tek fakti se jane ngushelluar familjaret e viktimave.
Me poshte, shenimi *Nga Oriela Cano:

Kliko per me shume info

Jemi këtu për të thënë një të vërtetë! Këto katër ditë pa gjumë për mua, stafin tim dhe për miqtë e Spitalit Amerikan kanë qenë më të këqijat. Tashmë të gjithë e dinë për atë që ndodhi. Katër jetë njerëzish humbën në Spitalin Amerikan, dëshpëruese sigurisht, më shumë se dëshpëruese.

Unë i kam ngushëlluar familjarët e tyre, por e di që kjo nuk mjafton. Ata tani kanë një mik më shumë, në fakt dy, mua dhe Spitalin Amerikan. Më vjen keq që shumë portale apo pseudoportale fërkuan duart për atë që ndodhi dhe filluan të telefononin për të vënë gjoba të larta. U mundova ti bind se si ishte e vërteta, por kuptova se qëllimi i tyre nuk qe njerëzor dhe u lodha që ditët e para.

Jetojmë në një vend shumë të vogël, ku të gjithë dimë gjithçka për njëri-tjetrin. Ajo që ndodhi në Spitalin Amerikan ishte një incident midis pacientëve, për më shumë le të flasi gjyqësori. Unë jam këtu për të thënë se, ajo që ndodhi në spitalin Amerikan më bëri mua më të përgjegjshme, stafin tim më të përgjegjshëm dhe të gjithë ne.

Në fakt dua të them diçka, nuk i kam thënë akoma faleminderit stafit tim. Dua ti them faleminderit të gjithë mjekëve, infermierëve që vunë jetët e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e pacientëve. Askush nuk foli për ta, askush nuk shkruajti në portale. Jetojmë në një vend ku njerëzit mezi presin të rrëzohesh, por ne nuk jemi rrëzuar. Ne jemi këtu me të njëjtin ritëm, me të njëjtin pasion dhe me të njëjtin njerëzillëk.

*Drejtore e Marketing, PR & Menaxhimi i Cilësisë, Spitali Amerikan

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Cfare prisni nga keta aman ky spital numeron dhjetera te vdekur ne te gjithe sektoret gjithe keto vite dhe ka shpetuar vetem fale lidhjeve me politiken. Ju si media duhet ti publikoni gjithe rastet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here