Durrës, arrestohen dy persona me 40 doza kanabis gati për shitje

Kliko per me shume info

polici durresPolicia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit në banesë janë gjetur 40 doza lëndë narkotike kanabis sativa.

Të arrestuarit janë Artur  Kazanxhi, 43 vjeç, banues në Durrës dhe Romeo Skënderi 37 vjeç, edhe ky banues në Durrës.

Kliko per me shume info

Gjatë kontrollit në banesën e Romeo Skenderit në lagjen NR1 të Durrësit, policia ka gjetur 40 doza lëndë narkotike Kanabis Sativa që do tju shpërndahej përdoruesve të ndryshëm.
Të arrestuarit janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër pronës dhe lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale: Prodhimi dhe shitja e narkotikëve " në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here