Përplasja me ministren Kumbaro, dorëhiqet drejtori i TKOB, Ilir Kerni

Aktualitet

ilir-kerni-1Dorëhiqet Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni, pas kundërshtive që ka patur kohët e fundit me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, lidhur me buxhetin e ulët që i ishte akorduar TKOB-it.

Kerni ka lëshuar këtë mesazh ku shpreh gjithë pakënaqësitë e veta:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘’Gjërat e bujshme kurrë s’i kam dashur, lutem pak vëmendje për të njohur faktet!

Vetëm 28 muaj punë për të transformuar gjithçka, me punë, punë dhe vetëm punë.

Me buxhetin më të ulët historik… shpenzimi mesatar për një shfaqje nuk kalon te 600 eurot, pra mund të hyjmë në rekordet Gines.

Kemi kthyer mbi 200 milion lekë buxhetit të shtetit, nga biletat, për rrjedhim shpenzimi mesatar del edhe më i ulët.Vetëm Kosova, pa përmendur vendet e rajonit, ka 9 herë më shumë buxhet për programin artistik.

Kjo është koha e pasionit, përkushtimit, shpresës dhe idealit të pastër për Operan e vetme në trojet shqiptare.

Falenderim me përulësi për artistët e mrekullueshëm, stafin e produksionit dhe administratën perfekte.Falenderim me përulësi për artistët famozë shqiptarë në botë, kontributi i të cilëve ishte gratis në ndihmë të shtëpisë tonë të përbashkët..

Dhe sa e sa gjera te tjera janë bërë…28 muaj punë gjigande. TKOB Albania e pakrahasueshme me asgjë tjetër në këtë vend.

Ps. Fundi i pjesës parë!’’

ME TE LEXUARAT