Donald Lu u kujton politikanëve BMW-të e zeza me kondicioner

Politikë

donald luAmbasadori i SHBA, Donald Lu mbajti një fjalim në Pallatin e Brigadave me rastin e miratimit të reformës në drejtësi.

Diplomati Lu tha se gjatë vitit të fundit mijëra njerëz nga i gjithë vendi e kanë kërkuar reformën në drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadori pasi denoncoi per muaj me radhe pasurinë që kanë vënë njerëz të korruptuar të drejtësisë, këtë herë sulmoi dhe politikanët.

“Gjatë vitit të fundit mijëra njerëz nga i gjithë vendin e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Qindra qytetarët të zakonshëm u mblodhën javën e kaluar në Tiranë me pankarta të thjeshta në duar në zhegun përvëlues të verës. U mblodhën sërish para Kuvendit në pikë të diellit duke brohoritur për reformën, ndërsa Mercedezët dhe BMV-të e zeza me ajër të kondicionuar të politikanëve kalonin para tyre” u shpreh Lu.

“Ata ishin të moshuar, pensionistë dhe të papunë. Ata kërkonin një gjë të thjeshtë: Drejtësi! Jam i kënaqur të udhëheqësit politikë i dëgjuan dhe e merituan. Rezistenca ndaj kësaj reforme ishte e vërtetë, u desh kurajo që të dëgjohej zëri i qytetarëve. Uroj që udhëheqësit ta zbatojnë plotësisht këtë reformë.

Urime popullit shqiptar, fitorja është e juaja!

ME TE LEXUARAT