Pranga djalit të mafiozit italian, tentoi të vriste shqiptarin për pagesën e drogës

Aktualitet

policia-italianePolicia italiane ka arrestuar 32-vjeçarin Joseph Sanfilippo, banues në Siçili, i cili akuzohet për tentativë vrasje të një shqiptari.

Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor, teksa 27-vjeçari nga Shqipëria u gjet i mbuluar me gjak në një zonë të pyllëzuar. Ai kishte marrë plumb në mushkëri dhe shpëtoi mrekullisht. Sapo u përmend dhe ishte në gjendje të fliste, hetuesit e morën në pyetje dhe ai u tregoi personin që e kishte qëlluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu, në pranga ra italiani, i cili është djali i Salvatore Sanfilippo 53 vjeç, drejtues i një grupi mafioz dhe që tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm. Djali i tij, tentoi me armë për ta vrarë shqiptarin, pasi ky i fundit nuk i kishte dhënë pagesën 4 mijë Euro për një sasi droge

. Të dy e njohin njëri-tjetrin dhe dikur kanë bashkëpunuar në këtë aktivitet kriminal, deri sa lindën mosmarrëveshjet mes tyre. 32-vjeçari italian mendoi se duke u fshehur në Siçili do të ishte më i sigurt dhe do t’i shpëtonte arrestimit.

Por, provat e gjetura nga policia tregojnë atë si autor të tentativës për vrasje të shqiptarit, i cili mbeti i plagosur.

ME TE LEXUARAT