Horror në Itali, digjen qëllimisht makinat e dy shqiptarëve

Aktualitet

makina-ne-flake-6Dy shqiptarëve u janë djegur makinat e parkuara. Policia italiane ka nisur hetimet dhe thotë se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme. Dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, me profesion zdrukthëtarë, ishin fqinj me njëri-tjetrin në zonen e San Martino në Reggio Emilia.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3:30 minuta të mëngjesit të sotëm. Nga flakët janë shkrumbuar dy makina të modelit Opel, njëra Insigna dhe tjetra Astra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia thotë se dyshohet për një kërcënim ndaj dy shqiptarëve dhe djegia e makinave ka qenë një paralajmërim.

ME TE LEXUARAT