Didier Deschamps: Luajmë ndaj Gjermanisë për të shkruar historinë!

Kliko per me shume info

dechampsFranca është gati për t’u përballur me Gjermaninë. Gjysmëfinalja e dytë e Euro 2016 vë kundër njëra-tjetrës dy skuadra që e nisën kompeticionin si pretendente për trofeun. Didier Deschamps beson se Franca e tij mund ta ndryshojë trendin e historisë së afërt kundër Gjermanisë duke i mposhtur kampionët e Botës.

Gjermania ka fituar tre takimet e fundit mes dy skuadrave në turnetë madhorë, duke përfshirë këtu dhe një fitore 1-0 në cerekfinalet e Kupës së Botës 2014, por Franca që e mposhti Gjermaninë 2-0 në një miqësore në nëntor, vjen në përballjen e marsejës në formë dhe pas fitores 5-2 ndaj Islandës.

Kliko per me shume info

“Historia është histori por ajo shkruhet në cdo ndeshje. Ne kemi një fletë të re për të shkruajtur dhe djemtë mund t’ja dalin. Kjo fletë është e bardhë sot, por ata mund ta shkruajnë në ndeshjen me Gjermaninë. Ajo që ka rëndësi është se lojtarët kanë besim te forca e tyre dhe unë jam i bindur te kjo.”

Pasi kishte shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e para në Euro 2016 Franca shkeli gazin ndaj Islandës me Antoine Griezman që e coi në katër gola numrin e finalizimeve në këtë turne ndërkohë që Olivier Giroud dhe Dimitri Payet kanë shënuar nga 3 herë.

Deschamps është optimist se ata mund të gjejnë mënyrën për të shënuar dhe ndaj Gjermanisë që nuk ka pësuar asnjë gol në aksion në Euro 2016 me Neuer që gjatë kohës së rregullt e ka nxjerrë topin nga rrjeta vetëm një herë, në penalltinë e Bonucit përballë Italisë.

“Ne do të luajmë duke përdorur aftësitë tona. Ne kemi këtë forcë sulmuese pasi jemi të aftë të shënojmë dhe të krijojmë raste me lojtarë që kanë profile të ndryshime. Ne mund të krijojmë rrezik për kundërshtarët dhe kjo është dicka interesante për mua”.ssport

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here