Zbulohen detaje të reja për super grabitjen në Rinas

Aktualitet

derja-rinasDetaje të reja janë zbuluarnë lidhje me super grabitjen e ndodhur një ditë më parë në Rinas.

Policia e Shtetit bën me dije se shuma e vjedhur është rreth 10 milionë valutë dhe se destinacioni i tyre ishte Vjena.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka deklaruar se, “nuk është njoftuar menjëherë nga firma private në lidhje me grabitjen”. Ato shtojnë se edhe policia private ka thyer rregullat.

“Duhej të ishin 7 persona që të ruanin lekët por ishin vetëm 3. Rojet e firmës po qëndronin jashtë makinës. Ata rrëfyen se ishin hutuar në ato momente. Tani po mbahen në komisariat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu është zbuluar se makina me të cilën autorët kanë bërë grabitjen është vjedhur në qytetin e Pogradecit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT