Detaj shokues nga përplasja e trenave në Itali, ishte gabim njerëzor

Kliko per me shume info

perplasen-trenat-itali27 persona humbën jetën e dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave në jug të Italisë disa ditë më parë. Nga të dhënat e deritanishme, linja kryesore e hetimit të aksidentit hekurudhor është përqendruar mbi gabimin njerëzor.
Mediat italiane shkruajnë se ai së bashku me sistemin problematik hekurudhor dhe mungesën e koordinimit ndërmjet stacioneve, bëri që të dy trenat të udhëtonin në të njëjtën shinë deri në momentin tragjik të përplasjes.

Ndërkohë, të afërmit e viktimave u thirrën një nga një në morgun e spitalit të qytetit jugor të Barit për të konfirmuar identitetin e tyre. Shumë u larguan mes britmash dhe lotësh.

Kliko per me shume info

Sipas prokurorit Francesco Giannella, të paktën një person është duke u hetuar në lidhje me aksidentin. Ai shtoi se gabimi njerëzor mund të jetë shkaktari. Megjithatë, nuk përjashtohen as problemet teknike të ndonjërit prej trenave që u përplasen rreth 15 kilometra në jug të Detit Adriatik, mes Andria-s dhe Corato-s.

Dy trenat po udhëtonin me një shpejtësi 110 kilometra në orë. Edhe vonesa e një treni tjetër mund të ketë qenë faktor i përplasjes, pasi treni që udhëtonte nga veriu mund t’i jetë dhënë aksidentalisht “drita jeshile” për të ecur përpara. Por urdhri nuk është automatik, makinistët ende duhet të presin konfirmim nga stacionet përkatëse nëpërmjet telefonit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here