Dëshmia: Ja çfarë ndodhi kur u arrestua kunati i Tahirit dhe kush ia hoqi prangat

Kliko per me shume info

bvbnNjë tjetër dëshmi vërteton se shkarkimi i 7 efektivëve të policisë së Tiranës është bërë për shkak se arrestuan kunatin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas dëshmisë, kunati i Tahirit, Alban Berisha ka qenë në lokalin e tij kur ndodhi ngjarja. Forcat “Shqiponja” shkuan pasi morën sinjalizim se një person me armë ndodhej në atë lokal. Në fakt ende nuk dihet se kush ishte personi i armatosur.

Kliko per me shume info

Njëri nga dëshmitarët që ka qenë në vendngjarje, konfirmon edhe njëherë se Alban Berisha u arrestua nga efektivët e “Shqiponjave” dhe në këtë moment u sinjalizua ministri Tahiri për gjithçka që po ndodhte.

Policët nuk e dinin që personi në fjalë ishte kunati i ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që policët sapo kishin ndaluar kunatin e Tahirit, një person i ka shtyrë efektivët e policisë dhe i ka thënë që t’i hiqnin prangat Alban Berishës.

Ky person dyshohet të ketë qenë ndonjë anëtar i sigurisë, pjesë e eskortës së ministrit, pasi në vendngjarje kishte mbërritur edhe vet Saimir Tahiri. Pas këtij incidenti, 7 efektivët e policisë u shkarkuan nga puna.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here