PS pranë “shpërbërjes”! Gati largimi i radhës, ja deputetja që paralajmëron ikjen

Kliko per me shume info

mira-shehuPas deputetit Vladimir Kosta që një ditë më parë braktisi grupin parlamentar të PS-së, duket se është gati edhe një tjetër largim nga ky grup. Bëhet fjalë për deputeten socialiste të Vlorës, Mira Shehu.

Një ditë pas letrës së Kostës, Shehu ka bërë një shënim të shkurtër në profilin e saj në Facebook ku shkruan se ka ardhur koha të kthejmë kokën e të shikojmë nga pas.

Kliko per me shume info

Deputetja e Vlorës Mira Shehu njihet si një mbështetëse e zjarrtë e ish-deputetit dhe mikut të Edi Ramës, Koço Kokëdhima, që është shprehur kundër reformës në drejtësi në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

Ja çfarë shkruan deputetja Mira Shehu:

A ka ardhur momenti pas një çerek shekulli të analizojmë përse populli ka pakënaqësi të vazhdueshme nga politikanë dhe nga drejtues të lartë shtetërorë të të gjitha forcave politike?

Flasim për rëndësinë e dekriminalizimit në sektorin publik. Po a ka ardhur koha të kthejmë vëmendjen drejt reformimit të partive politike, përmirësimit cilësor të drejtimit në strukturat drejtuese të partive politike të çdo niveli?

Përmirësimi i dukshëm në cilësi i përfaqësimit të partive politike padyshim do sjellë përmirësimin cilësor të qeverisjes do prodhojë drejtues me integritet të lartë, duke shërbyer me vetëdije dhe duke lënë mbrapa kultura të shitjes së pozicioneve të punës apo shërbimeve të shtetit dhe më keq akoma të pushtimit të vendeve të punës me të paaftë.

A do populli që elita politike të përfaqësohet nga elita intelektuale? Që studentët e shkëlqyer në ekonomi ti shohim nesër në drejtim te financës së vendit, studentët e shkëlqyer te drejtësisë të marrin drejtimin e sektorit te drejtësisë së vendit, që më të suksesshmit të jenë nesër kandidatët për kryetarë bashkie, partie apo për deputetë?

Mos vallë është kjo më pak e rëndësishme se ligji i dekriminalizimit?

Nisëm një punë të shkëlqyer ne rajonin Vlorë – Gjirokastër për reformimin e partisë socialiste të drejtuar nga Deputeti Kokëdhima. Me qindra djem dhe vajza të shkolluar u bënë pjesë aktive duke e përmirësuar dukshëm cilësinë e drejtimit në parti. Një përpjekje që dha rezultat deri në trefishim të anëtarësisë. Ndryshimi apo risia në politikën tradicionale natyrisht që has pengesa apo pranohet me vështirësi por kthim prapa nuk ka dhe nuk mund të ketë për sa kohe ndryshimin e kërkon koha dhe njerëzit.

Këtë mesazh mendova të ndaj në këtë 25 vjetor të partisë socialiste. Gëzuar!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here