Dënohet minoreni, prekte në pjesët intime shoqen e bankës

Kliko per me shume info

GJYKATANjë vajzë e mitur ka denoncuar në polici shokun e klasës pasi prej dy vitesh e ka ngacmuar, duke e prekur në pjesë intime. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, ndërsa ndaj 15-vjeçarit janë marrë masa.

Nxënësja 14-­vjeçare ka pretenduar se për dy vite me radhë shoku i saj i klasës e prekte në vende intime, i zbulonte pjesë të trupit, e tallte, i jepte letra me vizatime pornografike në klasë, si dhe e kërcënonte për t’i marrë qindarkat që ajo kishte me vete.

Kliko per me shume info

Minoreni B. D. është proceduar penalisht pas kallëzimit dhe është dërguar si i pandehur në gjykatë për akuzën e “ngacmimit seksual”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e deklaroi të fajshëm në lidhje me këtë akuzë dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie.

Ai përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, por përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të tij me burg. Ai do të qëndrojë në liri me kusht për 18 muaj, kohë gjatë së cilës duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Bëhet e ditur se nxënësja është paraqitur në Komisariatin nr.2 në kryeqytet nën shoqërinë e mësueses së saj kujdestare. Përpara oficerëve të Policisë, 14­vjeçarja ka pretenduar se shoku i klasës së saj, B. D., prej dy vitesh e shqetësonte me sjellje të padenja, të cilat i kishin shkaktuar asaj frikë dhe pasiguri.

Kallëzuesja ka pohuar se gjatë kësaj kohe, i pandehuri, përveçse e ka tallur në vijimësi, e ka prekur në vende intime, si në gjoks e vithe, si edhe i ka ngritur bluzën duke i zbuluar pjesë të barkut. Po ashtu, 14­vjeçarja është shprehur se i pandehuri i shkruante letra të ndryshme, si edhe vizatime pornografike. Në disa raste, 15­vjeçari B. D. ka shfaqur edhe sjellje agresive ndaj saj, si edhe e ka detyruar që t’i japë paratë që kishte me vete, si 30­40 lekë. Veprimet e kallëzuara nga ana e nxënëses janë pranuar nga i pandehuri B. D. gjatë pyetjes së tij në hetimet paraprake, si edhe në gjykatë, ku edhe ka shfaqur pendesë. Panorama.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here