“Kërcënimet” e SHBA dhe BE-së, Erdogan: Unë e miratoj dënimin me vdekje!

Kliko per me shume info

erdogan7Presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se rikthimi i dënimit me vdekje do të ketë miratimin e tij në rast se parlamenti do të votojë pro, pavarësisht presionit të shteteve perëndimore.

Kjo çështje pritet të diskutohet shumë shpejt nga ligjvënësit e më pas do të kalojë për votim. Më herët, BE-ja e bëri të qartë se rikthimi i dënimit kapital do të përkthehet në ndërprerje të procesit të anëtarësimit për Turqinë.

Kliko per me shume info

Pavarësisht presionit të shteteve perëndimore, të cilat u shprehën kundër rikthimit të dënimit me vdekje në Turqi, Erdogan u shpreh se ligjvënësit do të zhvillojnë shumë shpejt një debat për këtë çështje në sallën e kuvendit, ku do të shpalosin edhe qëndrimet e tyre. Erdogan shprehu bindjen se deputetët do të marrin vendimin më të mirë për të ardhmen e vendit.

“Si autoritetet aprovues, mund të them se do ta pranoj rikthimin e dënimit me vdekje në rast se deputetët do të votojnë pro”, tha Erdogan.

Një ditë më parë, BE-ja dhe Gjermania theksuan se rivendosja e dënimit me vdekje në Turqi do të ndërpresë automatikisht procesin e anëtarësimit të vendit në union. Qëndrimi i Bashkimit Europian u përcoll nga shefja e diplomacisë së bllokut, Federica Mogherini, ndërkohë që për Gjermaninë u prononcua zëdhënësi i kancelares Angela Merkel.

Dënimi me vdekje në Turqi ka qenë aktiv deri në vitin 2004, por u shfuqizua pas parlamenti ratifikoi protokollin numër 13 të Konventës Europianë për të Drejtat e Njeriut. Erdogan ka deklaruar se dënimi kapital mund të shërbejë për t’u dhënë dënimin e merituar ushtarëve dhe personave të tjerë që tentuan të rrëzojnë qeverinë përmes një grushti shteti.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here