Deklarata shokuese e futbollistit: Si ma vodhi familja pasurinë

Showbiz

adebayorFutbollisti Emmanuel Adebayor ka vendosur të mos e respektojë kodin e heshtjes dhe te tregoje se si familja e tij ia ka vjedhur pasurine. Sportisti i njohur ka publikuar gjithçka në adresën e tij zyrtare në “Facebook”. Ai tregon se si familjarët e duan vetëm për interes, e vjedhin, e mashtrojnë dhe në fund e akuzojnë se nuk i ndihmon.

“Në moshën 17-vjeçare, me rrogat e para që mora, ndërtova një shtëpi të mirë për familjen, në mënyrë që ata të ishin të sigurt. Siç e dini, në vitin 2008 mora çmimin ‘Lojtari i Vitit’, në Afrikë dhe në skenë ftova edhe nënën time, për ta falënderuar për gjithçka. Në të njëjtin vit, e mora në Londër për t’i bërë kontrolle mjekësore. Kur lindi vajza ime, i telefonova për t’i dhënë lajmin, por ajo e mbylli menjëherë telefonin dhe nuk donte t’ia dinte fare. Unë i kam dhënë nënës edhe një shifër shumë të madhe parash që të fillonte një biznes ëmbëlsirash dhe gjërash të tjera. Sigurisht që i lejova që të përdornin imazhin tim dhe gjithçka tjetër, për t’i ndihmuar me shitjet. Çfarë mund të bëjë më tepër një djalë me fuqinë e tij për të ndihmuar familjen?”, tregon Adebayor. “Disa vite më parë bleva një shtëpi turistike në Ganë për 1.2 milionë dollarë. E pashë të arsyeshme që t’i jepja motrës së madhe, Jabos, çelë- sat që të mund të shkonte ndonjëherë. Gjithashtu, lejova edhe gjysmëvëllanë Daniel. Disa muaj më vonë shkova për pushime te shtëpia. U surprizova kur pashë shumë makina të tjera dhe njerëz që nuk i njihja. Motra e kishte dhënë me qira, pa më njoftuar. Madje, e kishte përzënë edhe Danielin. Dua të theksoj se shtëpia ka 15 dhoma. Kur e mora në telefon për ta pyetur, ajo filloi të më ofendonte. Madje, edhe se jam mosmirënjohës. Mjafton ta pyesësh motrën se ku i gjeti paratë për makinën që përdor, apo gjërat që ajo shet?”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vëllai im, Kola Adebayor, është në Gjermani prej 25 vitesh. Udhëton në Ganë katër herë në vit, me shpenzimet e mia. Gjithashtu, paguaj plotësisht për shkollimin e fëmijëve të tij. Kur luaja te Monako, erdhi dhe më kërkoi para për të nisur një biznes. Vetëm Zoti e di se sa shumë i kam dhënë. Ku e ka biznesin tani?! Kur vëllai im Peter ndërroi jetë, i dërgova Kolës një shifër të madhe parash që të shkonte në shtëpi. Ai nuk erdhi as në varrim. Dhe sot, i njëjti vëlla, tregon histori se unë jam i përfshirë në vdekjen e Peterit. Si? Mendoni se do shkoja në Togo kot. Kur ai u sëmur, unë takova nënën dhe ajo më kërkoi shifra të mëdha parash për kurimin. Sigurisht që ia dhashë. Sot, Kola tregon histori nga më të ndryshmet, madje edhe duke u paguar nga gazetat. Të mendoni që kur luaja te Reali, ka dërguar një letër që mua të më përjashtonin nga klubi. Kur luaja te Monako, vendosa që të fus vëllanë tjetër Rotimin në një akademi në Francë. Doja ta kisha afër. Brenda pak muajsh, nga 27 futbollistë që ishin gjithsej, ai vodhi 21 telefona. Edhe për këtë e kam fajin unë? Në vitin 2005, bëra një takim me të gjithë familjarët e mi, pasi doja që të ishin të bashkuar. Por kuptova se ata kishin ndarë edhe pronat e mia kur të vdisja unë. Imagjinoni! Jam shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur. Doja ta ndaja me të gjithë këtë histori, pasi nuk dua që të tjerë të vuajnë në këtë mënyrë, apo të dëgjojnë histori të pavërteta”, përfundoi rrëfimin e tij Emmanuel Adebayor. Sulmuesi e nisi karrierën si profesionist në moshën 17-vjeçare me francezët e Metzit, për të vazhduar më pas me klube si: Monaco, Arsenali, Manchester City, Reali i Madridit dhe së fundmi Tottenham

ME TE LEXUARAT