Deklarata nga Shën Kolli që nxjerr zbuluar Ministrinë e Drejtësisë dhe "Burgjet"

Aktualitet

shenkolliiiMinistria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thanë përmes dy njoftimeve zyrtare se shkak për zjarrin në burgun e Shënkollit u bë shpërthimi i një bombole gazi që përdorej për gatim. Por nga kontrolli që inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial kanë kryer në burg, ka rezultuar se bombola e gazit ishte e paprekur.

“Ngjarja s’ka ndodhur për shkak të shpërthimit të bombolës. Bombola e gazit që përdorej për gatim ishte e paprekur. Inspektorët tanë kryen verifikime në vendngjarje.”, citohet në reagimin e Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Kjo deklaratë përgënjeshtron versionin e Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për shkaqet e zjarrit që ranë në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një i dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasje, Flamur Sulaj, humbi jetën pasi u gjet asfiksuar në tualetin e qelisë ku ra zjarri. Dy dhoma në katin e dytë të godinës së paraburgimit u përfshinë nga zjarri ndërsa të gjithë të burgosurit u nxorën në oborr. Forca të shuma të policisë rrethuan ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, ndërsa për ngjarjen në fjalë ka nisur hetimet Prokuroria e Lezhës.

ME TE LEXUARAT