Pamje shokuese te Gjiri i Lalzit, dehet adoleshentja, djali e tërheq zvarrë dhe e qëllon me shqelma

Soft
Pamje shokuese te Gjiri i Lalzit, dehet adoleshentja, djali e tërheq

Skena me të vërtetë të llahtarshme e të tmerrshme vijnë nga Durrësi e më saktësisht nga zona e plazhit te Gjiri i Lalzit. Një vajzë ka rënë pa ndjenja në rërë, në mes të dhjetëra njerëzve që ishin të pranishëm në plazh, ndërsa djali i cili e shoqëronte, jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por e ka trajtuar atë si të ishte kafshë, duke e sharë e duke e qëlluar me shqelma.

Pamjet janë të rënda dhe tronditëse. Siç raporton një nga të pranishmet në vendngjarje, vajza ishte dehur dhe nuk po reagonte, ndaj ai nisi ta shante, ta ofendonte, ta tërhiqte zvarrë dhe e hodhi në det, ku edhe e goditi me shqelma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qytetarët kanë reaguar ndërsa kanë parë këto pamje të llahtarshme duke i ofruar ndihmë vajzës, për të stabilizuar gjendjen e saj shëndetësore, por djali nuk i ka lejuar. Ai ka nisur të konfliktohet edhe me të pranishmit, duke e sharë e ofenduar edhe një burrë.

“E trajton ashtu sepse ajo nuk ngrihej. Sepse po i shihnin të gjithë. Kur ne iu thamë t’i jepnim ujë dhe të ulej, ai na tha: a po shihni punën tuaj. Në drekë te lokali i plazhit të Gjiri i Lalzit. Kjo ka ndodh rreth orës 14:00 të drekës. Ndërhynë njerëz, por ai i shante me fjalët më të ndyra. E ke dhe te njëra nga videot që një djalë po mundohej dhe ky iu kthye keq fare, me të shara. Para se ta merrte policia, ky u rrah me një familjar. Arsyeja? Zotëria i tha: mjaft me këto skena se kam grua e fëmijë këtu, dhe ky tipi i tha : te ... gruan”, tregon e pranishmja në vendngjarje.

Ajo bën me dije se pas ofendimit që djali i bëri burrit, mes tyre nisi sherri, ndërsa në vendngjarje mbërriti policia, e cila shoqëroi në komisariat djalin mostër. Tmerr dhe llahtar kanë përjetuar edhe fëmijët e pushuesit e tjerë, të cilët kanë parë shfaqjen e hidhur.

“U rrahën dhe policët i vuneë prangat këtij monstrës. Skenë më të tmerrshme s'kisha parë ndonjëherë. Filluan fëmijët të qanin se u trembën”.

Çfarë u bë me vajzën e dehur, adoleshenten 16-vjeçare? As ne nuk e dimë, por shpresojmë ta ketë marrë veten dhe herën tjetër të mund të kontrollojë sjelljen e saj dhe shoqërinë me të cilën frekuentohet./Joq/

ME TE LEXUARAT