Reagon De Laurentiis, i nxjerr të palarat Higuainit

Sport

laurentisAurelio De Laurentiis ka reaguar, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pas fjalëve të forta të thëna kundrejt tij ditën e djeshme nga Gonzalo Higuain, gjatë prezantimit të këtij të fundit nga Juventus.

Numri një i Napoli-t ka vendosur të kundërpërgjigjet me një letër të hapur, drejtuar tifozëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është përmbajtja e letrës e publikuar në faqen zyrtare të skuadrës në internet:

“Të dashur tifozë të Napoli-t, të dashur tifozë të futbollit, kam lexuar deklaratat e Gonzalo Higuain gjatë konferencës për shtyp të organizuar nga Juventus dhe do të doja të ndalesha te pjesa ku, pasi ka thënë se Juventus është një familje e madhe dhe ai është i lumtur që do të veshë fanellën bardhezi, ka pohuar se arsyeja për të cilën ka vendosur të shkojë tek ai ekip kam qenë unë. Jam menduar gjatë nëse këto fjalë meritonin një përgjigje, duke parë se e vërteta është e qartë për të gjithë. Në fund kam menduar se ishte më mirë të thoja diçka. Kjo është përgjigja ime”.

1) “Nëse zoti Gonzalo Gerardo Higuain nuk më duronte dot, i janë dashur shumë vite për ta kuptuar, nëse nuk është një njeri fals dhe një aktor shumë i mirë. Por mundësinë e dytë e përjashtoj sepse kuptoj diçka nga aktorët”.

2) “Kemi kaluar shumë kohë bashkë, edhe kohët e fundit, për shembull një ditë të tërë në Komisionin e Disiplinës të Roma-s 15 prillin e kaluar, në përpjekje për të ulur pezullimin prej 4 ndeshjesh që ai ka marrë në kulmin e garës për titull. Ju siguroj se atë ditë Gonzalo ishte shumë i qetë dhe nuk ka treguar asnjë shenjë se mund të ishte i bezdisur nga unë, siç mund të dëshmojnë edhe njerëzit që kanë qenë me ne”.

3) “Si ka mundësi që menaxheri i tij nuk ka folur për këtë pakënaqësi kur jemi takuar për të folur në lidhje me rinovimin, dhe këtë vit ka ndodhur shpesh? Nëse e kishin kaq të pamundur të më duronin, nuk do të kalonin orë të tëra duke folur për para, shumë para, me interes dhe gatishmëri të madhe”.

4) “A nuk ka pak turp menaxheri i tij kur thotë se skuadra ku luante, që e ka ndihmuar të realizojë 38 gola, nuk ishte në lartësinë e duhur? Nuk ka turp kur thotë, praktikisht, se shokët e Gonzalo ishin të dobët, duke parë se Napoli ka qenë skuadra që ka krijuar numrin më të madh të rasteve për gol në Itali, një kusht thelbësor për t’i dhënë mundësinë një sulmuesi që të shënojë shumë gola?”

5) “Tentativa për të shpjeguar se transferimi i tij te familja e re ka ndodhur për fajin tim, është një mungesë respekti për napolitanët. Nëse Higuain do të kishte lexuar historinë e Napoli-t, do të kishte zbuluar se ky qytet ka qenë i vetmi që është çliruar nga nazistët pa ndihmën e askujt, akoma para se të vinin amerikanët, të cilët e kanë gjetur qytetin të çliruar kur kanë ardhur këtu. Ky popull mund të tradhtohet nëse nuk ke turp, por mos e tall b… me të”.

ME TE LEXUARAT