De Biasi: Këtë skaudër do ta drejtoja me qejf në Itali

Kliko per me shume info

debiasi-francaSuksesi me Shqipërinë i ka hapur dyert Gianni De Biasit në Europë duke u vlerësuar dhe përfolur shumë në këtë merkato.

Shqipëria nen drejtimin e trajnerit italian arriti vendin e tretë në Grupin A, me nje fitore të vetme ne fazën e grupeve, por ajo që ishte më e rëndësishme me një lojë të denjë për kampionat europian.

Kliko per me shume info

Tani nuk janë të pakta ato ekipe që kërkojnë të trajohen nga Gianni De Biassi.

Në nje intervistë për “Radio Time”, De Biasi ka treguar se do te ishte i lumtur të drejtonte skuadrën e Palermos në Seria A.

“Do të më pëlqente shumë. Natyrisht askush nuk më ka kontaktuar dhe as nuk e njoh Zamparinin, por jam i bindur se qyteti është një magazinë e “virgjër” ku mund të gjehen dhe të rriten shumë talente. Pak sikurse bëra te Shqipëria. Nuk nevojiten emrat e mëdhenj, por personat e motivuar, që të luajnë për kolektivin dhe që të sakrifikohen. Sipas meje te Palermo janë këto potenciale, por shumë keq që nuk shfrytëzohen”, deklaroi trajneri i Shqipërisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here