Dalin detaje të reja nga arratisja e shqiptarëve nga burgu grek

Kliko per me shume info

greekNë Greqi kanë dalë në dritë detaje të rëndësishme për arratisjen spektakolare të 11 shqiptarëve nga burgu i Trikalas, në mars 2013.

Burgu u sulmua fillimisht nga jashtë, dhe të burgosurit, duke përfituar nga rrëmuja, kishin dalë jashtë mureve rrethuese. Gjatë operacioneve që pasuan, tre prej të arratisurve u vranë, ashtu sikurse dhe një polic dhe një qytetare greke.

Kliko per me shume info

Akti i fundit i përgjakshëm u luajt në 21 korrik 2013, kur në afërsi të kufirit me Shqipërinë, trupat speciale ekzekutuan Marian Kolën, që ishte organizatori i arratisjes.

Portali grek “Ethnos. gr”, ka publikuar të dielën pjesë nga padia që nje prej rojeve të burgut, ka depozituar kundër ministrisë greke të rendit dhe asaj të drejtësisë.

Paditësi, që ishte plagosur rëndë, ka denoncuar mungesa skandaloze në sistemin e sigurisë dhe në mjetet operative të burgut të Trikalas.

Të burgosurit e njihnin burgun dhe ishin në dijeni të mangësive në sistemin e sigurisë, që dhe i shfrytëzuan në mënyrën më të mirë- shkruan portali grek.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here