Kush është Cukali, i forti i “Myslym Shyrit”! E pabesueshme ku e fshihte drogën

Kliko per me shume info

heroina-e-fshehur-2Gjergj Cukali, një nga trafikantët e drogës që u arrestua dje nga Drejtoria e Antidrogës në Policinë e Shtetit, si pjesë e një organizate të mirëstruktuar kriminale, është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Tiranë. Cukali, 36 vjeç, i cili ndryshe njihet si i forti i “Myslym Shyrit” u arrestua në vitin 2012 gjatë një operacioni policor, ku ju sekuestrua edhe një pistoletë ‘Glok’ me 17 fishekë.

Katër vitet e fundit ai është shoqëruar, proceduar dhe arrestuar disa herë nga Policia, madje edhe atëherë kur kishte dalë me leje nga burgu, ku vuante një dënim për pengmarrje.

Kliko per me shume info

Përballjet e Gjergj Cukalit me forcat e rendit datojnë hershëm, madje edhe atëherë kur ai supozohej të ishte në burg. Më 19 qershor të vitit 2008, kur

Cukali kishte marrë leje nga burgu, pasi vuante dënimin për pengmarrjen e vitit 2004 të Fatjon Demirlikës, u kap duke lëvizur me një mjet luksoz, që

rezultonte i trafikuar. Policia e Tiranës tha se oficerët e Antitrafikëve sekuestruan automjetin “Porsche Cayenne”, me targa 5482­KS­675.

Ky automjeti u bllokua në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë sepse rezultonte i vjedhur jashtë Shqipërisë. Në momentin e bllokimit mjeti drejtohej nga

shtetasi Gjergj Cukali, i dënuar me 10 vjet heqje lirie. Ky incident i parapri edhe disa ngjarjeve të tjera, për të cilat Cukali u bë protagonist pas përfundimit të dënimit.

Në 2011 u ndalua për një tentativë vrasje, por u la i lirë pasi ngjarjen e mori përsipër shoku i tij. Ndërsa po gjatë këtij viti, ai u ndalua për dy ngjarje të tjera, fillimisht për kanosjen e një polici privat e më pas për armëmbajtje pa leje.

Gjergj Cukali mori “statusin” i forti i “Myslum Shyrit” pas pengmarrjes së Fatjon Demirlikës, 11 vjet më parë, në bashkëpunim me 5 persona të tjerë, duke kërkuar 100 mijë euro për lirimin e tij. Ngjarja për të cilën Cukali u akuzua si drejtuesi i grupit dhe ideatori i pengmarrjes, duke u dënuar më vonë me 10 vjet burg.

Ngjarja daton më 17 korrik të vitit 2004, kur pengu Fatjon Demirlika kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Gjermania, ku edhe ishte njohur me Cukalin dhe miqtë e tij. Vetëm 300 metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Cukali me shokë morën peng duke i kërkuar të atit 100 mijë euro në këmbim të jetës së tij.

Grupi që më vonë do të njihej me emrin “Cukali”, përbëhej nga 6 persona dhe drejtohej nga Gjergj Cukali. Të dënuarit për ngjarjen ishin, Gjergj Cukali, me 10 vjet burg, Durim Gurzi, 16 vjet e 8 muaj, Florian Metalla, 9 vjet, Ledio Lito, 8 vjet, Eduart Kuka, 8 vjet dhe Ilir Kodumi, po me 8 vjet burg.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here