E papritur, Antonio Conte: Mirupafshim Itali, por jo lamtumirë!

Kliko per me shume info

conteeNjë ditë pas eliminimit nga Gjermania në gjysmëfinale të Europianit, Antonio Conte dha konferencën e fundit për shtyp si trajneri i Italisë. I emocionuar dhe me fjalët që mezi i artikulonte, trajneri i arshëm i Chelseat, falenderoi futbollistët për gjithcka dhanë në këtë europian.

“Emocionalisht jam shumë i prekur. Sot edhe më shumë se dje, sepse e kuopton

Kliko per me shume info

që ka mbaruar. Më vjen shumë keq për djemtë, për mua ka qenë një nder i amdh që i kam stërvitur, ata dhanë gjithcka kishin mundësi. Më dhanë kënaqësinë të përjetoj këtë eksperiencë të mrekullueshme që do të mbetet gjithmonë në jetën time”.

Conte nuk dëshiron të thotë lamtumirë, sepse beson se një ditë mund të rikthehet për të drejtuar të kaltrit.

“Shpresoj të jetë një mirëpafshim dhe jo një lamtumirë. I uroj më të mirën e mundshme kombëtares dhe Vunturës që do të më pasojë. Mendoj se po lëmë një gjurmë të rëndësishme, gjurmën e punës. Jam i bindur se presidenti dhe e gjithë federata e futbollit kanë ndërrmarë një rrugë që mund t’i cojë ngjyrat tona gjithnjë e më lart, ku do të jenë të respektura nga të gjithë. Mendoj se objektivi që kemi arritur në këtë turne është respekti që kemi fituar nga të tjerët duke mbajtur kokën lart para kampionëve të Europës dhe kampionëve të botës”.

Në fund e mori fjalën presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Caro Tavecchio, i cili pasi vleërësoi punën e Contes, shpjegoi se e kishte të pamundur për ta mbajtur në detyrë edhe pas Europianit.

“Conte nuk është penguar nga faktorë të jashtëm, ai kishte një projekt konkret që dy vite më parë. E dinim që do ta kishim shumë të vështirë për ta mbajtur. Ai ishte ylli i kësaj ndërmarrjeje, një udhëheqës. Në këtë sistem klubesh me pagesa kaq të larta nuk kishim mundësi për ta mbajtur”.ssport

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here