Çmimet rekord, bileta e avionit Romë-Tiranë më shtrenjtë se Romë-New York

Kliko per me shume info

rinasÇmimet e biletave për fluturimet nga Tirana drejt vendeve të tjera dhe anasjelltas, jo vetëm që nuk po njohin ulje, por dita ditës po prekin nivele rekord. Mjafton një klikim në internet për të parë sa shtrenjtë u kushton shqiptarëve apo të huajve, të fluturojnë drejt Tiranës.

Kliko per me shume info

Sipas të dhënave online, të udhëtosh të shtunën nga Roma në Tiranë, vetëm vajtje të kushton rreth 500 euro ose siç është publikuar në web, 633 dollarë ose 597 dollarë, në varësi të orarit më ekonomik.

Por çfarë ndodh, të qëndrosh në të njëjtin destinacion nisje, nga Roma, por me destinacion tjetër mbërritje, Berlinin, çmimet kanë një ndryshim drastik. Çmimi i biletës është afro 110 euro, 5 herë më lirë se në drejtim të Tiranës.

Skandali thellohet më tej pasi, nëse dëshiron të udhëtosh nga Roma në Tiranë, ditën e diel, në datën 10, mesatarisht bileta kushton për person 745,8 euro më shtrenjtë se një rrugë vajtje-ardhje Romë – New York, ku bileta mesatarisht kushton 671 euro për person.

Edhe nëse mendon të rezervosh me përpara, për të udhëtuar fundjavën e ardhshme, sërish çmimet janë super të larta. Të vish nga Roma në Tiranë fundjavën që vjen, vajtje-ardhje me ekonomik, kushton mesatarisht 654 dollarë afërsisht njëlloj si të shkosh në Kinë.

Këto çmime të kripura bëjnë që të stepen jo vetëm shqiptarët emigrantë që duan të vijnë në vendin e tyre të kalojnë pushimet, por edhe për turistë të ndryshëm në botë, të cilët duan të përzgjedhin Shqipërinë në minutë të fundit për të kaluar pushimet.

Çmimet e larta të biletave sipas përfaqësuesve të agjencive turistike, vijnë për shkak të aeroportit të vetëm që ka sot Shqipëria, i cili është kthyer në monopol, pavarësisht heqjes së ekskluzivitetit.

Taksat e larta aeroportuale kanë bërë që asnjë kompani e mirëfilltë “low cost” të mos vijë në Shqipëri për të bërë që të përfitohen çmime më të ulëta biletash.

Përqëndrimi në pak duar i fatit të biletave po i kushton çdo ditë e më shumë xhepave të qytetarëve. Qeveria ndërhyri pak muaj më parë në marrëveshjen me Koncesionarin e Rinasit, por nuk arriti dot të ndërhyjë në problemin e çmimit të lartë të biletave, duke e lënë një problem të pazgjidhur./Tv Klan/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here