Big Brother, cifti bën plane për martesë

Showbiz

bigbrother-marteseLidhja e dy të rinjve është në ditët më të mira. Pasi kalojnë shumë kohë bashkë, djali nga Kosova dhe vajza nga Tirana kanë filluar të bëjnë plane edhe për martesën. “Nëse historia juaj do të vazhdojë dhe të shkoni deri në martesë, si do ja bëni, ku do jetoni në Kosovë apo Tiranë?” pyet Fabiani. Ai që jep përgjigje menjëherë është Diedoni: “E kemi diskutuar dhe duke qenë se profesioni ime më lejon të jetoj kudo dhe e kam më të lehtë të vij unë këtu”.

Si një çift tejet i përfshirë në marrëdhënien e tyre, shpesh krijojnë edhe skena xhelozie. Diedoni fillon të xhelozojë për faktin se Alba shprehu që është e mërzitur për nominimin e tij. Diedoni e përkthen këtë si një pamundësi e të qëndruarit vetëm në shtëpi dhe i thotë: “Ti nuk mund të rrish bosh”. Alba e ndërpret duke i thënë se ai ia ka frikën një lidhjeje tjetër

të saj brenda shtëpisë dhe e kundërshton, por më kot. “Vijnë banorë të rinj, vijnë bombera të rinj, vijnë nga Kosova siç ke qejf ti, ndihesh e vetmuar, në depresion, s’ke ca me bo se Diedoni shkoi”, i thotë ai.

ME TE LEXUARAT