Ja disa mënyra si të zgjasni jetën e baterisë së celularit

Kliko per me shume info

bateria-karikimiTë gjithë e dimë se bateritë e celularëve tanë nuk zgjasin më shumë se një ditë, por është pjesërisht faji jonë sepse i kemi karikuar keq gjatë gjithë kësaj kohe.

Shumë prej nesh kanë idenë se duke e karikuar celularin në porcione të vogla mund të shkakëtojë probleme afatgjata të baterive dhe se është mirë që të karikohen kur bateria të jetë duke shkuar drejt fundit.

Kliko per me shume info

Por në fakt ky këndvështrim nuk është i saktë.
Një faqe e kompanisë së baterive “Cadex” e quajtur “Universiteti i Baterisë” detajon se si bateritë e litiumit në smartfonët tanë janë të ndjeshme nga versionet e tyre të “stresit”.
Ashtu siç ndodh tek njerëzit, stresit për periudha të gjata mund të jetë duke dëmtuar bateritë e celularëve tuaj.

Kështu që në qoftë se doni t’i mbani bateritë e celularëve tuaj në gjendje të mire bëni mirë të ndryshoni disa gjëra.

Sipas “Universitetit të Baterisë” në qoftë se e lini celularin në prizë kur është karikuar plotësisht, ashtu siç bëjmë të gjithë zakonisht natën, përbën problem për jetëgjatësinë e baterisë. Kjo gjëndje e mban baterinë në gjendje tensioni të lartë.

Në fakt provoni të mos e karikoni deri në 100% sepse voltazhi i lartë e sterson baterinë dhe e vesh nga punimi për një kohë të gjatë.

Vendoseni celularin në prize kurdo që të keni mundësi:
Mesa duket bateritë e celularëve tanë janë më të “lumtura” nëse ju i karikoni herë pas here gjatë ditës në vend që t’i vendosni një herë e mirë kur janë në fund.

Rasti ideal sipas kompanisë është që të vendosni celularin në karikim sa herë që humbisni 10% te energjisë së baterisë, por kuptohet që këtë nuk kanë kohë ta realizojnë të gjithë. Kjo mënyrë nuk e lodh celularin dhe garanton cilësi në performancën e pajisjes.

Kujdesuni që ta mbani baterinë të ftohtë, nëse vini re se celulari juaj nxehet kur e karikoni, hiqeni nga priza dhe në qoftë se jeni në diell të fortë mbulojeni, do të mbrojë baterinë nga dëmtimi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here