Deklaratë e fortë nga Bylykbashi: Të burgosen gjyqtarët e korruptuar!

Politikë

bylykbashiPas pezullimit nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së lartë, Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion në lidhje me një çështje prone, menjëherë ka reaguar deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Me anë të një statusi në profilin personal në facebook, Bylykbashi ka shkruar se shqiptarëve u duhet një reformë në drejtësi që i çon gjyqtarët e korruptuar në burg dhe jo në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai theksoi se korrupsioni është një vepër penale dhe sipas ligjit denohet me burg.

Shënimi i plotë:

Shqiptareve i duhet Reforme në Drejtësi që i çon gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar ne burg dhe jo në shtëpi!!!

Vettingu i Ramës, gjyqtarin që merr para dhe shumëfishon pasurine thjesht e heq nga puna dhe e dërgon në shtëpi. Korrupsioni është krim, kërkon ndeshkim. Me burg. Korrupsioni eshte ceshtje prokurorie dhe jo komisioneresh, qofshin keta te pikuar nga qielli i perendimit! Reforma ne Drejtesi nuk duhet te jete nje ligj per te nxjerre ne pension gjyqtaret qe nuk i pelqejne Rames, por nje revolucion qe shnderron shoqerine dhe individet!”, citohet në mesazhin e Bylykbashit.

Ditën e sotme, Prokuroria e Përgjithshme finalizoi një operacion, ky e përfshirë ishte gjyqtarja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, si dhe tre persona të tjerë. Për gjyqtaren u vendos pezullim nga detyra, ndërsa ndaj burrit të saj Odhise Andrea ‘arrest me burg’. Por masa e sigurisë për ta nuk u ekzekutua, pasi ata rezultojnë të jenë larguar nga vendi, para pak vendimit.

ME TE LEXUARAT