Lihet në qeli burri që vrau gruan në Patos, ja dëshmia e plotë

Kliko per me shume info

vrasja-fier-patosGjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Shpëtim Goxhaj, i cili masakroi 7 herë me thikë gruan në sy të fëmijës 11 vjeç. Shpëtim Goxhaj ka deklaruar se gjithçka kishte nisur pas një debati për shkak të xhelozisë së tij ndaj së shoqes, pasi kishte dyshime se ajo e tradhtonte.

Sipas dëshmisë së dhënë nga 55-vjeçari, ai nuk kishte pasur qëllim ta vriste gruan, por ishte nervozuar dhe nuk e kishte kontrolluar dot veten, pasi ajo e kishte qëlluar e para.

Kliko per me shume info

“Kur nisëm të debatonim ishim vetëm në banesë, pasi dy fëmijët e mëdhenj kishin shkuar në një gëzim familjar, në një dasmë te të afërmit tanë. I vogli flinte. U grindëm me fjalë. Teksa po debatonim, ajo më qëlloi e para. Më pas, edhe unë e godita me thikë. Kur pashë se çfarë ndodhi dhe gruan ashtu të përgjakur, u trondita. Më pas, nuk mbaj mend më asgjë, madje as momentin kur policia erdhi dhe më arrestoi. Nuk doja ta vrisja nënën e fëmijëve të mi. Jam penduar”.

Kështu është shprehur dje për grupin e hetimit 55-vjeçari, që masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Resmie Goxhaj. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se bazuar në dëshminë e tij, por edhe të dhënat e siguruara nga dëshmitë e të afërmve të tyre ka dyshime se burimi i sherrit ka qenë xhelozia e burrit për të shoqen e tij.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se prej shumë kohësh kishte konflikte me gruan e tij 50-vjeçare, pasi dyshonte se ajo e tradhtonte, raporton Panorama.

Goxhaj akuzohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”, ndërsa pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit të vendosë masën e sigurisë ndaj tij. Vrasja ndodhi dy nete më parë, kur çifti ishte në shtëpi vetëm më fëmijën e vogël, 11-vjeçar.

Ky i fundit ka qenë në gjumë kur ka nisur debati mes çiftit. Ai është ngritur vetëm në momentin e fundit nga britmat e së ëmës, por është përballur me skenën tragjike. Ulërimat e fëmijës kanë vënë në alarm fqinjët e tyre, të cilët kanë sinjalizuar Policinë.

Ka qenë kjo e fundit që mbërriti e para në vend, pasi, siç mësohet, pavarësisht britmave të gruas e fëmijës, askush nga fqinjët nuk i është afruar shtëpisë së tyre. Në momentin që blutë kanë mbërritur, kanë gjetur gruan pa jetë mes pellgut me gjak, ndërsa fëmija nga paniku e gjaku kishte pësuar gjendje të fikëti.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here